Banderola ‘Dua të votoj në 2025’ u shfaq në Kuvend, Basha: PD, forca e vetme politike që ka kërkuar qartësisht mundësimin e votës së diasporës

Pas shpalosjes së banderolës ‘dua të votoj në 2025’ nga përfaqësuesit e Diasporës në Kuvend, ka reaguar Lulzim Basha duke thënë se PD është e vetmja forcë politike që ka kërkuar qartësisht mundësimin e votës së diasporës.

Kreu demokrat shprehet se janë të vendosur për të mundësuar të drejtën e votës së diasporës, pavarësisht se ‘politika e vjetër e tranzicionit të stërzgjatur ka frikë’.

Reagimi:

Partia Demokratike e Shqipërisë është e vetmja forcë politike që ka kërkuar qartësisht mundësimin e votës së diasporës.

Bashkatdhetarët tanë duhet të votojnë si një e drejtë kushtetuese, por politika e vjetër e tranzicionit të stërzgjatur ka frikë, sepse ata janë arsyeja kryesore që shqiptarët janë larguar.

Të vendosur për t’i mundësuar diasporës të drejtën e votës!

Artikulli paraprakTë pamposhturit e sezonit, Ksabi Alonso: Roma e De Rosit të frikëson
Artikulli tjetërPS-Rithemelim i rikthehen Reformës në Drejtësi, pavarësisht kritikave të ndërkombëtarëve! BIRN: Ekspertët e BE-së hodhën poshtë një pjesë të propozimeve të grupit të punës