Nuk ndahet nga krimi, banditë me nga dy dhe tre emra mbushin listën e Ramës, kush janë…

Rama mbuhs listën e kandidatëve për deputetë me banditë që kanë ndryshuar disa herë emrat.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pritur së fundmi formularët e dekriminalizimit për kandidatët e PS-së ku vihet re se disa prej tyre kanë deklaruar probleme që kanë pasur me ligjin.

Halim Dauti, i treti në listën e Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit. Për këtë person rezulton se është dëbuar nga Anglia në vitin 2013, për arsye emigracioni.

Lavrim Krrashi, i pari në Dibër ka pasur të dhëna të tjera dhe ka përdorur edhe emrin Haki Marina.

Artan Bitri i 10-ti i PS-së në Durrës ka deklaruar emrin e mëparshëm Ergi Bitri. I dëbuar nga Napoli në Itali, ku ka marrë eskpuls 2002-2012.

Në Elbasan, Shkëlqim Bullari, kandidati i 12 i PS ka deklaruar se ka përdorur më parë emrin Jorgo.

Në këtë qark edhe Ilir Ndraxhi që renditet i pesti në listë, i cili ka deklaruar se ka ndryshuar vetëm mbiemrin, ku më herët e ka pasur Nraxhi.

Petro Koçi, i cili aktualisht është zv.ministër i Mbrojtjes renditet i dyti në listën e Fierit. Në formularin e dekriminalizimit, Koçi ka deklaruar se ka ndryshuar emrin, ku më parë e ka pasur Petraq si dhe është ndaluar nga policia në 20 janar 1997 në qytetin e Fierit për grumbullime të paligjshme.

Kosta Garo, që është kandidat për deputet në Gjirokastër dhe renditet i pesti ka deklaruar se ka ndryshuar emrin, ku më parë e ka pasur Ilir.

Artikulli paraprakFalimentime me pasoja dramatike tek fasonët e tekstileve dhe këpucëve, po mbyllen 200 vende pune në javë
Artikulli tjetërFaqja e pare