Banditë me uniformë dhunojnë studentin që organizoi protestën një vit më parë, reagon Berisha (Video)

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në mjediset e Fakultetit Ekonomik në Tiranë, ku një student, drejtues i protestës studentore para një viti është dhunuar rëndë.

Lidhur me incidentin u akuzuan anëtarë të Lëvizjes për Universitetin, e cila duket se po trajtohet si një organizatë e lidhur me Erjon Veliajn, dhe nuk pranohet nga studentët që të drejtojë protestën e 4 dhjetorit.

Ndërkohë Lëvizja për Universitetin në reagimin e saj akuzon studentët se janë provokatorë.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamjet nga incidenti, ku shfaqen edhe punonjës policie.

“Banditë me uniformë në shkelje flagrante të ligjeve mbjellin terror në mjediset universitare! Larg duart nga studentët që i mashtruan dhe universitetet e tyre!”, shkruan Berisha.

Exit mobile version