Banditët e Ramës sulmojnë makinën e pedagoges që denoncoi kryeministrin për kërcënim

Pedagogia e universitetit, Iliriana Kuçana është sulmuar pak ditë ditë pasi denoncoi kërcënimin që i bëri kreu i qeverisë Edi Rama pse mbështeste protestën e studentëve. Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka dënuar aktin. Në mesazhin e tij në Fb, Berisha shkruan: “Një akt i shëmtuar dhune shtetërore të organizuar! Banditët e Ramës sulmojnë dhe i shqyejnë derën e makinës, pedagoges së Fakultetit Ekonomik, Iliriana Kuçana, e cila ka denoncuar në media Ramën për kërcënimet dhe presionin me telefon ndaj saj vetëm se ajo mbështet studentët grevistë.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal të Edvinit dhe bandave dhe iu bëj thirrje qytetarëve të ngrihen në mbështetje të revolucionit demokratik studentor, jetik për të ardhmen tonë!”
Po ashtu, Berisha ka publikuar videot e protestës së studentëve, që vijon pa ndërprerje brenda fakulteteve.

49897582 1192129814281257 3713223038137794560 n

Exit mobile version