Banesat mbulohen nga gurët dhe balta në Vlorë, banorët kërkojnë mbështetje

Rënia e gurëve ka shkaktuar dëme në disa banesa në zonën e ujit të Ftohtë, te Kalaja në Vlorë.

Dy nga banesat janë shkatërruar tërësisht dhe tashmë janë jashtë funksionit. Banorët e prekur tregojnë se gurët dhe balta kanë hyrë brenda, duke krijuar kushte të papërshtatshme për të qëndruar në banesë.

Banorët tregojnë se në momentin e rënies, ata dolën jashtë për siguri dhe kanë kërkuan ndihmë nga institucionet, por deri tani nuk kanë marrë asnjë reagim. Banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente dhe mbështetje nga autoritetet.

“Hyrja është mbushur plot me baltë, jam me qiell të hapur, nuk di ku të shkoj. Lutem shtetit të më ndihmojë, as rroba nuk kam, na janë tharë në trup”
, tha një nga banoret, shtëpia e së cilës është shkatërruar.

Exit mobile version