Banka Botërore pret që ekonomia shqiptare të ngadalësohet në 3.2% këtë vit

Banka Botërore parashikon që ekonomia shqiptare të rritet me 3.2% këtë vit, në ngadalësim të ndjeshëm në krahasim me nivelin prej 3.6% që parashikohet të jetë mbyllur viti 2023.

Vlerësimi ka ardhur në raportin e sapopublikuar të Perspektivës Ekonomike Globale. Edhe për vitin 2025 pritshmëria mbetet e njëjtë, në 3.2%. Në krahasim me raportin e qershorit 2023, si për vitin 2024, ashtu dhe për 2025, vlerësimi është ulur me 0.1 pikë përqindje.

Rritjen më të lartë në 2024 pritet ta ketë Kosova, me 3.9%. Mali i Zi e ka në të njëjtin nivel me ne, në 3.2%. Serbia do të zgjerohet me 3%, Nivelim më të ulët parashikohet ta kenë Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, me përkatësisht 2.8 dhe 2.5%.

gg

Ekonomia globale do të rritet ngadalë në 2024

Banka Botërore parashikon që ekonomia globale në 2024 do të ngadalësohet për të tretin vit radhazi

Ekonomia globale është në rrugën e duhur për të regjistruar gjysmë dekadën e saj më të keqe të rritjes në 30 vjet, sipas Bankës Botërore.

Ekonomia globale parashikohet të ngadalësohet për të tretin vit radhazi në vitin 2024, duke u ulur në 2.4% nga 2.6% në 2023, tha Banka në raportin e saj të fundit.

Ekonomia pritet të rritet pak edhe në 2025, me vetëm 2.7%, megjithëse përshpejtimi gjatë periudhës pesëvjeçare do të mbetet nën normën mesatare prej 3.1 për qind të viteve 2010.

Pavarësisht se perspektiva e një recesioni global është zvogëluar, kryesisht për shkak të fuqisë së ekonomisë amerikane, rritja e tensioneve gjeopolitike do të paraqesë sfida të reja afatshkurtra, tha BB, duke bërë që shumica e ekonomive të rriten më ngadalë në 2024 dhe 2025 sesa në dekadën e mëparshme.

Eurozona pritet të rritet pak më shumë në vitin 2024

Banka Botërore parashikon se eurozona me 20 vende do të rritet me 0.7% këtë vit, një përmirësim modest nga zgjerimi prej 0.4% i vitit të kaluar.

Institucioni financiar ndërkombëtar pret që rritja ekonomike në Shtetet e Bashkuara,  vendi që udhëhoqi rrugën në 2023, me një rritje prej 2.5% të ngadalësohet në 1.6% këtë vit pasi normat më të larta të interesit dobësojnë huamarrjen dhe shpenzimet.

Ekonomia e Kinës, e dyta më e madhe në botë, parashikohet të rritet 4.5% këtë vit dhe 4.3% në 2025, duke ulur ndjeshëm nga 5.2% vitin e kaluar.

Rritja e ngadaltë e Kinës ka të ngjarë të dëmtojë vendet në zhvillim që furnizojnë tregun kinez me mallra. Këto përfshijnë Afrikën e Jugut që prodhon qymyr dhe Kilin eksportues të bakrit.

Ekonomia e Japonisë pritet të rritet vetëm 0.9%, sa gjysma e ritmit të zgjerimit të saj në vitin 2023.

Artikulli paraprak‘Hendek skandaloz’: Qeveria i shet pallatet e konfiskuara 10 herë më lirë se tregu
Artikulli tjetër“Sende që nxirrte deti”, përshkrimi i sjellë aq bukur nga Ardian Vehbiu, “ditën e kaluam duke qëmtuar kutitë…”