Banka Botërore: Më shumë se 40% e popullsisë shqiptare ka emigruar

Më shumë se 40% e popullsisë shqiptare ka emigruar. Në këtë përfundim ka arritur Banka Botërore, në Raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perendimor. Institucioni financiar ndërkombëtar vlerëson se Shqipëria zë vendin e dytë në rajon, pas Bonjse-Hercegovinës për nivelin më të lartë të emigrimit.
Ata që po emigrojnë janë njerëzit e kualifikuar dhe më arsim të lartë, si dhe gratë, një tjetër problem ky që në gjykimin e Bankës Botërore kërkon reagim.
“Në disa vende, si Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë, më shumë se 40 për qind e popullsisë rezidente ka emigruar. Destinacionet kryesore të emigrantëve nga rajoni në vitin 2015 ishin Austria, Gjermania, Greqia, Italia dhe Zvicra. Emigrantët janë më së shumti në moshë pune dhe me arsim të lartë, ndërkohë që edhe pjesa që zënë gratë në numrin total të emigrantëve po rritet gjithnjë e më shumë”, theksohet në raport.
Banka Botërore vlerëson se një koordinim më i mirë ndërmjet vendeve origjinë dhe atyre destinacion në lidhje me mobilitetin e punëtorëve të kualifikuar, përfshirë studentët dhe kërkuesit shkencor, si dhe vendosja e fokusit tek transferimi i njohurive dhe përfshirja e diasporës do të shtonin aspektet pozitive të migrimit si për individët, ashtu edhe për shoqëritë.

emigrimi tab bbNë raportin e BB-së argumentohet se emigracioni ka një ndikim të madh në demografi, tregjet e punës dhe zhvillimin ekonomik të rajonit. Gjatë viteve 1990-2015, emigrimi nga vendet e Ballkanit Perëndimor është rritur më shumë se dy herë, duke arritur në rreth 4.4 milionë.
“Për dekada të tëra emigrimi ka ndikuar në lehtësimin e problemeve të mungesës së mundësive për punë në vend.
Në rastet kur emigrantët largohen për të punuar, remitancat që ata dërgojnë përbëjnë një burim të rëndësishëm të të ardhurave për marrësit e tyre. Por në të njëjtën kohë, duke qenë se flukset e remitancave rrisin të ardhurat e disponueshme, ato rrisin pagën e rezervuar, duke ulur kështu stimujt për të punuar, veçanërisht për kontribuesit dytësorë në të ardhurat e familjes.

Artikulli paraprakBraçe godet me çakmak arbitrin gjatë ndeshjes Partizani-Skënderbeu, reagon ashpër shoqata e arbitrave
Artikulli tjetërVendimi i Bashkisë së Veliajt: Parku “Rinia” do të mbushet me lokale dhe kioska