Të dielën janë zgjedhjet në Itali. Zgjedhjet përgjithësisht vlerësohen vështirësish të parashikueshme por shanset më të mëdha për fituar dhe drejtuar vendit duket se i ka koalicioni i djathtë ku bën pjesë partia e Berluskonit dhe partia Lega e Mateo Salvinit. Partia e Rencit dhe Pesë Yjet e Bebe Grillos janë me rezultat më të ulët se koalicioni i djathtë.
Ish-strategjisti i Presidentit Trump, Steve Bannon ndodhet në Romë për të mbështetur kandidatin e djathtë Mateo Salvini. Nuk ka pasur asnjë takim të programuar mes Bannon dhe Salvinit, por Bannon ndodhet në Romë i intriguar nga zgjedhjet italiane, të cilat ai beson se do të sjellin një frymë të re në Europë. Kjo vizitë është realizuar nga një deputet i partisë Lega, i cili ka lidhje personale me Bannon.
Sipas gazetës italiane Stampa, që nuk jep asnjë lloj burimi, Bannon ka sugjeruar që zgjedhjet italiane të 4 marsit do të duhet të skicojnë një rrugë të re në Europë dhe të hapin një mundësi për të luftuar dominimin e kancelares gjermane Merkel dhe të Presidentit francez Makron.
Bannon nuk është i panjohur në Europë për qëndrimet e tij anti-establishment, ai ka mendime të afërta me Nigel Farange, drejtuesin e partisë UKIP të Britanisë, i cili ka drejtuar një fushatë të suksesshme për Brexit, pra për largimin e Britanisë nga BE.
Idetë e Bannon kanë gjetur mbështetje edhe në Itali të partia Lega me drejtues Mateo Salvinin. Lega është një parti konservatore e djathtë që dikur quhej Lega Nord e vepronte vetëm në very të Italisë, por tani ajo është kthyer në një parti që shtrihet në të gjithë Italinë. Sllogani i saj është “Italianët të parët”.
Por Bannon ndodhet në Itali jo vetëm për të mbështetur politikën konservatore italiane por ai gjëndet në Romë edhe për një arsye tjetër. Ai ka lidhje të fuqishme më konversatorët e Vatikanit, më konkretisht më kardinalin Raymond Burke i cili është një kritikues i brendshëm i Papës Francis. Burke përfaqson rrymën konservatore brenda kishës, një rrymë që është kritike në shumë aspekte me qëndrimet e papës Francis.
Burke ka takuar vjet Salvinin për të dhënë një sinjal të ndarjeve të thella që ekzistojnë edhe brënda kishës. Papa Francësi ka bërë thirrje të vazhdueshme për të mirëpritur emigrantët dhe ka mbështetur emigrimin e tyre, dhe e gjithë ky është interpretuar si një qëndrim kundër politikës anti-emgrim të Trump.