Banorët e 3 fshatrave në protestë kundër HEC-eve në Pukë: Hiqni dorë nga projekti, do ketë pasoja në ekosistem

Lejet e dhëna për ndërtimin e katër HECE-ve ne zonën e Kalivares në Pukë, kanë hasur në kundërshtinë e komunitetit të tre fshatrave që preken nga këto projekte. Banoret e Kalivares, Mesulit dhe Kimzes u ngritën në protestë ketë të dielë, ku me pankarta “Hiqni Dore nga Heci se do të ketë pasoja materiale dhe njerëzore” kërkojnë moszbatimin e këtyre investimeve te cilat dëmtojnë burimet ujore dhe ekosistemin e kësaj zone me potencial turistik.

Banorë akuzojnë institucionit për falsifikim të firmave, duke paralajmëruar kallëzim penal në prokurori për personat përgjegjës, ndërsa janë të vendosur në betejën e tyre për mbrojtjen e burimeve ujore të zonës.

Banorët e fshatrave Kalivare, Mesul dhe Kimzë kane përgatitur dhe një peticion i cili do ju dërgohet institucioneve qendrore, ku kërkohet anulimi i lejeve për ndërtimin e HEC-ve, e po ashtu çështja do të ndiqet ligjërisht dhe në gjykatë. Lejet për ndërtimin e HEC-eve në Kalivares në Pukë janë dhënë gjatë muajve të fundit dhe projekti do të zbatohet nga kompania Be-is SHPK, por puna në terren nuk ka nisur ende.

Artikulli paraprakAnaliza/ Me bllokada e lodhje, lufta në Ukrainë hyn në vitin e tretë! Çfarë pritet të ndodhë
Artikulli tjetërSHIFRA E DITËS: Ja cilat janë 20 gjuhët më të folura sot në botë!