Banorët e Astirit nisin marshimin drejt Drejtorisë së Policisë: Rama ik! Lironi çunat!

Pas arrestimit të disa prej banorëve të “Astirit” dhe ish-deputetit Klevis Balliu, protestuesit kanë bllokuar qarkullimin në zonën e Unazës së Re dhe janë nisur në këmbë drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për të kërkuar lirimin e të arrestuarve.

Të pranishëm në këtë protestë ishin edhe ish-deputetë të opozitës, ndërsa Albana Vokshi u shpreh: “Klevis Balliu, sot është më i vendosur se dje. të gjithë arrestuarit janë më të fortë dhe më të vendosur se dje. Unë ju falënderoj për rezistencën tuaj, dhe ftoj çdo qytetarë të Shqipërisë që të ngriheni për të rrëzuar këtë qeveri. Provokimi që bëri Rama duke urdhëruar dhunë ndaj grave dhe arrestimin e 4 banorëve, ai ka provokuar edhe Partinë Demokratike. Ne nuk do të heshtim, ne do të protestojmë bashkë me ju”.

Më tej Vokshi u shpreh se “sa më shumë që zgjat qëndrimi i tij në pushtet, aq më i hidhur do të jetë fati i tij, siç ka qenë fati i çdo diktatori”.

Banorët e e Astirit protestojnë prej muajsh kundër prishjes së banesave të tyre që preken nga projekti i Unazës së Madhe. Ata e quajnë projektin si korruptiv dhe kanë kërkuar anulimin e tij të plotë. Klevis Balliu, është ish-deputeti i PD-së, që ka qenë përkrah banorëve në çdo ditë të protestës së tyre.

Albana Vokshi, ish-deputete e PD-së, ka bërë thirrje për rrëzimin e Edi Ramës me çdo mjet dhe me çdo kosto.

E pranishme në protestën e banorëve të Unazës së Re, Vokshi, tha se provokimi që bëri Edi Rama, duke urdhëruar dhunimin e 4 grave, banore të Unazës së Re, si dhe arrestimin e disa të tjerëve, është një provokim edhe ndaj Partisë Demokratike.

“Ju ftoj që të gjithë të protestojmë pa pushim derisa të rrëzojmë Edi Ramën. Atë e pret fundi, sa më shumë të zgjasë ditët në pushtet, aq më i tmerrshëm do të jetë fundi i tij”, tha Vokshi.

balliu

Exit mobile version