Banorët e zonës së Astirit janë përplasur me policinë, teksa kanë qenë duke iu bashkuar protestës së opozitës. Situata po tensionohet pasi banorët po kërkojnë të marshojnë dhe përpiqen të përçajnë kordonin e policisë.
“Mos na provokoni nuk po ju bëjmë gjë. Nuk kemi punë me ju me Policinë e shtetit. Hapni rrugën, na lini të protestojmë”, shprehen banorët.
Në krye të protestës qëndron dhe Dorian Protoduari, ndërkohe nga policia është dhënë urdhër të ndërtohen një kordon tjetër.
Proroduari u shpreh se banorët e Astirit janë taksapagues të rregullt dhe kanë të drejtë legjitime për të protestuar.
Qytetarë të ndryshëm raportojnë se e gjithë Tirana ndodhet në shtetrrethim për shkak se janë bllokuar disa linja të urbaneve, çka ka shkarkuar një kaos për të gjithë kryeqytetasit. Linjat urbane nuk kalojnë në asnjë nga rrugët e qendrës.