Banorët e Bërdicës në Shkodër të lënë në harresë, Spahia: Ndryshimi në 25 Prill, emergjencë kombëtare!

Zona e Bërdicës në Shkodër del çdo vit në lajmet kryesore, pasi ajo përmbytet nga shkarkimet e hidricentraleve. Por ky është vetëm një nga problemet e banorëve. Ata i thanë kandidatit të PD Bardh Spahia se nuk kanë asnjë investim dhe asnjë mbështetje nga qeveria.

“Këtë herë na lanë të përmbytur 40 ditë, pa u kujtuar për ne. Na degraduan tokat fare. Këtë kanë bërë 8 vite me radhë. Nuk shohim shtet askund, veç me na marrë, pa na dhënë asgjë. Po na bëjnë të ikim natën për hënë”- i thonë banorët e zonës Bardh Spahisë.

Kandidati i PD për qarkun e Shkodrës vuri në dukje se largimi nuk duhet të jetë opsion, pasi Shkodra ka vuajtur shumë këto 8 vjet nga largimi i njerëzve. “U vënë në fyt këmbën njerëzve të thjeshtë e punëtorë, ndërsa me krimin dhe kriminelët bashkëpunin çdo ditë. Keqqeverisja, dështimi 8 është shkaku pse 89 mijë persona kanë ikur nga qarku Shkodër Ndryshimi i kësaj situate është emergjencë. Të gjithë bashkë më 25 prill të kontribuojmë për ndryshimin e madh”, tha Bardh Spahia.

Artikulli paraprakShkuan në takim me Bashën, kryebashkiakja u shemb shtëpinë! (Video)
Artikulli tjetërIsh-drejtori i policisë i akuzuar për trafikimin e 12 ton droge drejton fushatën e Bledi Çuçit