Ashtu sikurse edhe kanë paralajmëruar më herët, banorët e Bregut të Lumit kanë dalë sërish sot në protestë, pas lajmërimit se këtë të hënë do shembeshin shtatë banesat e para.
Ata kanë nisur protestën e tyre duke djegur edhe goma në rrugën përgjatë të cilës ndodhen edhe banesat e tyre.
Banorët i bëjnë thirrje kryetarit të Bashkisë, Erion Veliajt, që të shkojë pranë tyre, ndërkohë që njëri prej tyre dëgjohet të thotë: “Të vijë Erion Veliaj këtu. Hajde Erion Veliaj, na sill ndonjë fik. Këtu do të djegim”.
Një tjetër banorë dëgjiohet të kërcënojë kryebashkiakun Veliaj: “Do ia vëmë flakën fare Erion Veliajt”.
Ata shprehen sa janë të vendosur për të mos dalë nga shtëpitë e tyre për sa kohë nuk kanë marrë asnjë lek kompensim nga shteti, i cili sipas tyre ua ndërpreu befas procedurat e legalizimit.
Banorët e Bregut të Lumit në Tiranë janë lajmëruar që sot do t’u shemben shtëpitë. Për këtë arsye, ata janë ngritur në një protestë dhe po djegin goma në rrugën përpara shtëpive të tyre, ku pritet të hyjnë fadromat e IKMT-së.
Ata janë mëse të vendosur për të mos dalë nga shtëpitë e tyre për sa kohë nuk kanë marrë asnjë lek kompensim nga shteti, i cili ua ndërpreu befas procedurat e legalizimit.
Banorët e Bregut të Lumit kërkojnë nga qeveria dhe bashkia dëmshpërblim ashtu siç kanë marrë banorët e dy segmenteve të para ku ka kaluar Bulevardi i ri.