Banorët e Bregut të Lumit protestë para Bashkisë: “Do të armatosemi dhe do të vrasim”…

Banorët e Bregut të Lumit po protestojnë sot para Bashkisë, pasi banesat e tyre dot shemben në kuadër të zgjerimit të lumit Lanë.
Në një prononcim për Fax News, banorët e Bregut të Lumit shprehen se INUK ka sjellë lajmërim ,që brenda 7 diteësh të lirojnë banesat sepse të mërkurën do vijnë fadromat.
Nëse nuk i lirojne banesat ato shprehen se do kenë 5 milionë lekë gjobë. Ndërkohë që banorët nuk janë njoftuar për këtë megjithëse disa banorë i kanë banesat në proces legalizimi.
“Na paska bërë këtu një kasolle me lodra fëmijësh dhe thotë kjo është Shqipëria. Ose të na japin drejtësi ose do të armatosemi dhe do të vrasim këdo që është në Kuvend. Unë që jam këtu kam 20 vjet në Tiranë. Dhe kam 20 vjet që paguaj taksa. Kam paguar disa miliona lek. Dhe nuk marrim letra.
20 vjet kam punuar në shtet. Nëse nuk na japin shtëpitë tona, të na japin një banesë 40 familje jemi ne. Nuk kemi një qendër shëndetësore! Nuk kemi çerdhe, nuk kemi shkollë, kemi paguar gjithmonë taksa dhe nuk është bërë asgjë. Na vlerësuan me një çmim qesharak, le të na e paguajnë shpronësimet.
Jo nuk pranojmë bonus qeraje. Unë jam e rregullt me shtetin. Këtu janë të shpronësuar shtëpitë, me vlerësim u ka dalë dhe vlera e lëkeve tani janë anulluar. Ne duam shpronësimin tonë dhe e lirojmë vet, sikur i kanë marrë të gjithë. Kemi lënë fëmijët pa ushqyr dhe kemi paguar taksat”, shprehen banorët.
Banorët po nënshkruajnë një peticion ku do ti kërkojnë Erion Veliajt që të shpronësohen dhe legalizohen.

Exit mobile version