Banorët e Bushatit: Socialistët po ndajnë para për zgjedhje

Banorët e Bushatit në Shkodër akuzojnë për ndarje selektive të parave të dëmshpërblimeve për efekt të fushatës zgjedhore. Ata thonë se socialistët po ndajnë paratë përpara zgjedhjeve, e rastet janë lehtësisht të verifikueshme. Reagim pati edhe nga Dega e Partisë Denmokratike në Vaun e Dejës që kërkoi që rastet të hetohen nga Prokuroria.
Banorët e zonave të përmbytura në Shkodër thonë se nuk do të ndalen në protestat e tyre derisa të marrin dëmshpërblimin për dëmet e mëdha që kanë pësuar. Pas banorëve të Nënshkodrës, të radhës që reaguan ishin banorët e Rranxave në njësinë administrative Bushat, të cilët akuzojnë drejtpërdrejt përfaqësues të Partisë Socialiste se po ndajnë para përpara zgjedhjeve.
Ato shprehen se këto raste janë lehtësisht të evidentueshme dhe po ndodhin në të gjithë zonën, prandaj i bëjnë thirrje qeverisë të ndërhyjë. Të tilla denoncime janë bërë edhe nga Partia Demokratike e Vaut të Dejës, përmes një komunikate për shtyp, ku i është kërkuar edhe Prokurorisë të nisë hetimet.

Artikulli paraprakMinistrat teknikë përplasen me Ramën
Artikulli tjetërTask Forca do të përmbushë misionin e saj për zgjedhje të lira