Një protestë është zhvilluar sot në fshatin Gurras.
Banorët kundërshtojnë projektin e ndërtimit të rrugës që lidh Tushemishtin me Doganën e Tushemishti, si pasojë e së cilës banorët nuk mund të shkojnë në tokat e tyre bujqësore.
Banorët kërkojnë ndërtimin e një nënkalimi, kërkesë për të cilën ju janë drejtuar edhe institucioneve por nuk kanë gjetur zgjidhje.
“Do vazhdojmë protestën deri sa të kemi zgjidhje. Banorët i janë drejtuar me peticion institucioneve. Përgjigjja e tyre ka qenë se nuk kemi fonde për të përballuar këtë nënkalim”, shprehen banorët.