Thone qe pushtetaret flene gjume! S’eshte e vertete! Ata po punojne me ritme te shpejta per te vjedhur sa me shume nga taksat dhe resurset natyrore dhe per popullin ska problem se eshte mesuar i shtypur…..
Banoret e rrethit Librazhd pothuajse te izoluar jo vetem nga varferia qe tashme e dine te gjithe qe eshte ulur kembekryq ne me shume se 80% te familjeve por edhe nga mungesa e energjise elektrike, rrugeve te bllokuara nga debora dhe te shkaterruara nga mos mirembajtja. Pasuria pyjore vazhdon e pervetesohet nga kontrabandistet e mbeshtetur nga njerez te veshur me pushtet. Shkollat e fshatrave, pothuajse te mbyllura pasi kushtet jane shume te veshtira per mesimdhenje dhe mesimnxenje. Blegtoria dhe bujqesia e pashprese per te mbajtur familjen apo te ardhura prim, punonjesit e shendetesise ne nje kolaps te plote nje pjese jane ne ankth se do lene famijlet per tu larguar ne Gjermani nje pjese nuk kryejne detyren se jane te Partise. Policia e corjentuar pasi specialistet u hoqen nga puna dhe tani disa militante partie te veshur me uniforme nuk munden te parandalojne krimin apo te sigurojne rendin por verbohen nga urdherat partiake dhe perndjekin njerzit e opozites. Transporti i udhetareve ne zonat rurale eshte jashte funksionit, njerzit e pashprese te corjentuar, kryefamiljare te merzitur presin per ndonje pune qofte edhe sezonale se kane femijet pa buke. Studentet po protestojne duke bojkotuar mesimin dhe jane ngunjuar ne auditore.
Zyrtaret shtojne pasurine, nderrojne kostumet e kravatat, aredojne shtepite sipas gustos te zonjave te renda, nderrojne makinat por bejne dhe ndonje qoke per ditelindjen e grave apo dashnoreve, te vogel fare (1 shtepi ne plazh……)
Edhe sa do vazhdojme keshtu !…
Bujar Vreto
Kryetar Dega e PD Librazhd