Banorët e Maliqit në protestë: Bashkia na ka lënë në mëshirë të fatit! Nuk është bërë asnjë investim!

Banorët e Maliqit janë ngritur në protestë ditën e sotme për rrugën kryesore që lidh 4 fshatra. Banorët e katër fshatrave që administrohen nga bashkia e Mailqit shprehen të revoltuar se, bashkia i ka lënë në mëshirë të fatit, pasi nuk është investuar kurrë në këto rrugë.

Rruga që të çon në këto katër fshatra është tejet e degraduar, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve po ashtu dhe të këmbësorëve, më konkretisht të fëmijëve që frekuentojnë shkollat.

Situata bëhet më problematike gjatë dimrit për dy mijë banorët e këtyre fshatrave. Ata kërkojnë të rregullohet menjëherë pasi është kthyer në shqetësim të madh për të gjithë.

Artikulli paraprakKu do t’i gjejë Basha paratë për të realizuar programin? Paloka përgjigje Ramës dhe shërbëtorëve të tij
Artikulli tjetërPD është duke shpalosur një program që mund të quhet qartësisht REFORMË!