Shkolla e mesme e bashkuar “Ramazan Karaj” në Nikël u dëmtua në tërmetin e 2019 duke u bërë dhe pjesë e shkollave të cilat do përfshiheshin në programit e rindërtimit me financim të Bashkimit Europian, EU4Schools.
Pas shembjes së shkollës asnjë avancim nuk u bë për rindërtimin e sajë duke shkaktuar shkëputjen e kontratës me EU4Schools. Tani shkolla është pjesë e programit të rindërtimit si pjesë e Komisionit të rindërtimit nën drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Banorët çdo vit janë gënjyer se shkolla do rindërtohet por deri më sot asgjë konkrete për rindërtimin e saj.
Prej afro 4 vitesh fëmijët e zonës frekuentojnë shkolla alternative dhe e zhvillojnë mësimin me turne.
Sot, prindër dhe banorë te Niklës protestuan sërish për nevojen emergjente për rindërtimin e shkollës së mesme të bashkuar ‘Ramazan Karaj’ e cila ka 455 nxënës nga arsimi parashkollor deri ne arsimin e mesëm.