Pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima, mijera banorë në zonën e Durrësit, Tiranës dhe Lezhës kanë mbetur pa banesa, si pasojë e dëmtimeve që kanë pësuar nga lëkundja e fuqishmë.
Fax News ka qenë ditën e sotme në një pallat në zonën e Vorës, i cili pavarësisht se ka pësuar dëmtime nga lëkundjet e tërmetit, është shpallur i banueshëm.
Banorët shprehen skeptikë me vendimin, pasi sipas tyrE pallati ka çarje në kolonë dhe vendimi është marrë nga të rinj pa eksperincë që kanë shkuar ta inspektojnë pallatin.
“Ka 12 vite si pallat dhe kanë ndërtuar një shtesë ngjitur me pallatin. Shtesa është ndërtuar që në fillim të pallatit. Unë e kam blerë 53 mijë euro”, shprehet një banor.
Një tjetër banor ngre shqetësimin tek niveli i ekspertëve që vijnë të inspektojnë pallatin.
“Na thonë që pallati i është i banueshëm. Nuk ka ardhur askush që të na shikojë. Si mund të më garantojë një fëmijë 17 vjeç që është në punë atje që unë mund të rri në këtë banesa. Kolona ka dëmtime të konsiderueshme, ujë të pijëshëm ka. Të thërrasi shteti Lir Selmanin që ka bërë shtesën. E kam blerë 72 mijë euro”, shprehet banori.