Banorët e Trushit në Shkodër protesta në Prefekturë për tokat

Pas protestes në qendër të fshatit, banorët e Trushit kanë zgjedhur që të kundërshtojnë brenda institucioneve dhënien e 264 ha tokë me qira një firme turke. Ata u pritën në një takim me dyer të mbyllura nga prefekti Radovani, duke i kërkuar këtij të fundit që të ndërhyjë për të ndaluar dhënien e kësaj sipërfaqe toke, pasi me të ato mbajnë familjet. Banorët këmbëngulin që ajo tokë ka qenë në pronësi të të parëve dhe nuk kanë patur dijeni për shpalljen e ankandit nga Ministria e Bujqësisë.
Ndërkohë, prefekti Radovani ka sqaruar se deri më tani asnjë banor nuk ka paraqitur një çertifikatë pronësie për tokën dhe largimi i firmës mbetet i vështirë, pasi mund të shoqërohet me penalizime. Megjithatë, ai shton se do të shihet mundësia e pezullimit të lejes, duke sqaruar se është dashur që për ankandin të ishin njoftuar edhe vetë komuniteti.
Para pak ditësh, banorët e Trushit kanë zhvilluar një protestë për këtë problem. Tokat bujqësore të pozicionuara në dy krahët e rrugës Shkodër-Velipojë janë të vetmet që sigurojnë jetesën e këtyre familjeve që merren me bujqësi dhe blegtori.

Exit mobile version