Banorët e Unazës paralajmërojnë Ramën e Veliajn: Mos guxoni të vendosni qendra votimi këtu…

Banorët e Unazës së Re po vijojnë protestën edhe kundër shembjes së shtëpive nga qeveria Rama.

Edhe njëherë qytetarët e kësaj zone kanë premtuar se në zonën e tyre Edi Rama dhe Erion Veliaj ta harrojnë se në zonën e tyre do vendosin kuti votimi.

‘Ta harrojnë. Nuk guxojnë të vendosin qendra votimi në Unazëm e Re. Ka për ta parë ky kriminel Edi Rama që i ka orët e numëruara. Unë ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohemi më datën 8 qershor t’u japim goditjen e fundit. Kjo nuk është më punë e opozitës, kjo punë tani i takon shqiptarëve.

Kjo qeveria tani është e Abdyljave, e oligarkëve. Ne do jemi në rrugë deri sa kjo qeveri të ikë.

Edi Rama dhe Erion Veoiaj kanë bërë krime dhe do shkojnë para drejtësisë.

Veliaj kujton se hiqet i moderuar se hipën në një biçiklëtë, por Ardit Gjoklaj nuk harrohet”, tha një nga banorët.

Exit mobile version