Banorët e Unazës së Re bllokojnë rrugën tek ish-sheshi “Shqiponja”, mesazhi për Ramën!

Banorët e Unazës së Re kanë vijuar edhe sot protestën e tyre kundër shembjes së shtëpive por edhe aferës korruptive prej 40 milion euro.
Në ditën e 103 të protestës, banorët e Unazës janë zhvendosur për tek rreth-rrotullimi i doganës, ose ndryshe tek “ish-sheshi Shqiponja”, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në 4 drejtime të ndryshme.
Protestës së banorëve të kësaj zone të kryeqytetit u janë bashkuar edhe shumë qëtetarë të tjerë të Tiranës.
Banorët u shrehën se, do t’i bashkohen masivisht protestës së madhe të 16 shkurtit.
Deputeti i PD, Klevis Balliu tha se, kjo qeveri mbahet në këmbë vetëm nga bandat, por bandat nuk mund të mbajnë peng të ardhmen e fëmijëve tanë.
Protesta e 16 shkurtit nuk është protestë partiake, por kombëtare, theksoi ai.
Oratorët e tjerë në protestë, i bënë thirrje Kryeministrit Rama të largohet nga karrigia e kryeministrit sa nuk është vonë.
Qindra qytetarët e tubuar sonte u deklaruan të vendosur se protesta e tyre nuk do të ndalet.
Ata shprehen të vendosur në protestën e tyre deri në anulimin e plotë të këtij projekti, që sipas tyre është korruptive dhe vjedh qytetarët shqiptarë.

unaza 1

Artikulli paraprakOSHEE bën namin në Sarandë, 200 mijë lekë fatura e energjisë në dhjetor për çdo familje
Artikulli tjetërDeklarata e fortë e Palokës: Rama i tall, i fyen dhe i urdhëron ta duartrokasin, por ne do dalim më 16 edhe për ata