Banorët e Unazës së Re i përgjigjen studentëve: Nesër të bashkuar! E duam Shqipërinë pa Edi Ramën

Ka nisur edhe sot protesta e banorëve së Unazës së Re. Prej rreth 2 muajsh banorët mblidhen çdo darkë për të ngritur zërin kundër projektit të Unazës së Madhe, ndërsa sot kanë zbuluar se do t’i bashkohen protestës së studentëve, pas apelit të tyre për përfshirje mbarëkombëtare.
“E duam Shqipërinë pa Edi Ramën, sepse ai është një kriminel, hajdut dhe mashtrues. Jemi me studentët. Studentët janë bijtë tanë. Nesër në orën 9 të gjithë bashkuar, të gjithë të bashkuar jemi të fituar”, tha një nga banorët gjatë protestës, duke zbuluar se do t’i bashkohen kauzës së studenteve.
Nga ana tjetër, avokati Artan Manushaqe u shpreh i bindur se banorët e Unazës së Re dhe shumë qytetarë të tjerë do t’i bashkojnë kauzat në një me studentët.
“Sot është dita e 41- të e protestës. Banorët shprehin edhe pakënaqësitë për arrestimet që kanë bërë për protestat.
Thirrja e banorëve të Unazës së re dhe qytetarëve është që nesër t’i bashkohen studentët, sepse kauzat shkrihen në një. Tashmë nuk është më kauzë e Unazës së Re, por e gjithë Shqipërisë. Ju e shikoni si i denigron studentët nga mëngjesi deri në darkë. Kauzat janë bashkuar në një, dhe ne do të kemi vetëm parullën “Rama ik”.
Të gjithë banorët nesër të Unazës së Re, Bregut të Lumit, naftëtarë, minatorë, infermierë, intelektualë, mjekë të bashkohen me kauzën e studenteve dhe t’i mbështetin studentëve jo thjesht si e ardhmja e këtij vendi, por si e ardhmja dhe e tashmja”, u shpreh avokati, Artan Manushaqe.
Edhe në ditën e 41-të të protestës banorët e Unazës së Re vazhdojnë të kenë mbështetjen e deputetëve të opozitës.

Exit mobile version