Banorët e Unazës së Re: Më 13 prill fundi i Edi Ramës!

Ka filluar në këto momente protesta e ‘Unazës së Re”, kundër shembjes së banesave, protestë e cila ka hyrë në muajin e gjashtë të saj.

Në fjalën e tij, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, ndërsa u ka bërë thirrje banorëve t’i bashkohen protestës së madhe të opozitës që do të mbahet më datë 13 prill, nuk ka lënë pa komentuar edhe videon e fundit ku ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri doli duke kërcyer në një klub nate, edhe pse ka një mal me akuza për bashkëpunim për trafik droge në supe.

“Mirëmbrëma heronj të Unazës. Shikojeni pak në krahun e djathtë se si e ka bllokuar sot rrugën Policia. Po pse nuk i keni bllokuar në fillim, sepse e patë që banorët e “Unazës’ nuk i provokoni dot. Por a kishte gjë më të turpshme se ajo video që është shpërdarë në rrjetet sociale.

Një njeri që futi drogën në shkollat e fëmijëve tanë, shkon dhe na bredh klubeve të natës dhe na kërcen. Po pse kërcen? Sepse ka përgjime për Edi Ramën. Sepse nuk janë gjykatat që ata vendosin. Nuk ka se si të shpjegohet ndryshe, se si një njeri që rrezikon 20 vite burg gjen kohë dhe na del e kërcen. Ndërsa çunat tanë qëndrojnë në burg, kurse çuni i krimit, Saje Qorri kërcen në klube nate.

Drejtësia ka rënë në tokë, shteti ka rënë në tokë, dhe ju takon juve ta merrni situatën në dorë. Por kjo nuk ka se si të bëhët kur në krye të qeverisë është kumbari i krimit Edi Rama. Ndaj ju ftoj të gjithëvë më datë 13 për të marrë në dorë fatin e vendit”, tha Balliu.

Exit mobile version