Banorët e Unazës së Re kanë zgjedhur të ndryshojnë “kursin” e protestës së tyre. Ata do të marshojnë pas pak minutash drejt shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel.
Banorët tani kanë shkuar më tej, ku nuk kërkojnë më vetëm dëmshpërblim në 100% të vlerës së pronës së tyre, por anulim të projektit, pasi sipas tyre është korruptiv.
Por pas protestës së mbrëmjes së sotme, bëhet e ditur se banorët e Unazës së Re në orën 20:30, do të marshojnë me pishtarë në duar drejt shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel, në shenjë proteste kundër shembjes së shtëpive të tyre. Të njëjtat burime bëjnë me dije se, së bashku me ta do të jetë edhe deputeti i PD, Klevis Balliu.
Ata kanë protestuar për 66 ditë radhazi, ndërsa kanë paralajmëruar se kauza e tyre do të përfundojë në kohën kur të anulohet projekti.