Banorët e Unazës së Re paralajmërojnë Ramën: Benzinën e kemi gati, hajde po ta mbajti!

Banorët e Unazës së Re kanë vijuar protestën edhe mbrëmjen e sotme. Ata dogjën disa shkresa dhe gjoba që ju kishin shkuar në banesat e tyre.
Përballë këtij akti, banorët u shprehën se, “Siç po digjen këto letra do digjen edhe të gjitha fadromoat që do të guxojnë të na prishin shtëpitë”.
Ndërkohë, ndër parrluat e hedhura nga banorët ishin sonte… “Poshtë projekti. Edvin, hajdut, kazan, legen. O Edvin e zagar, do të tërheqim me litar”.
“Nuk pranojmë gjoba nga banda. Duam drejtësi. Duam hetim për këtë projekt korruptim. Për shtëpitë tona përgjigjemi vetë. Shtëpitë do ti mbrojmë me armë”, u shpreh një tjetër banor, ndërsa fjalimi i tij shoqërohej me parullat…
“Benzinën e kemi gati, hajde po ta mbajti.
Unaza e bashkuar, ka për të fituar”.

eee

Exit mobile version