Banorët në Manzë: Në çadra është shumë ftohtë! Ku të mbytemi, nuk kemi ku të shkojmë…

Tërmeti i datës 26 nëntor që tronditi vendi ka lënë shumë banorë në qiell të hapur, të cilët janë strehuar në çadra dhe pjesërisht në hotele.

Fax News ishte ditën e sotme pranë banorëve në Manëz, vend ku tërmeti ka shkatuar shumë dëme dhe një pjesë e banorëve jetojnë në çadra.

Një banorë shprehet se është shumë ftohtë brenda çadrave, ndërkohë që shton se nuk ka një strehë tjetër ku të shkojë.

“Shtëpia është e pabanueshme. Nuk rrihet në çadër sepse është shumë ftohtë. Këto e kanë shpallur shtëpinë të pabanueshme dhe nuk rrihet brenda. Nuk është çadër dimrore. Jo dje, po pardje ra tërmet prap.

Ne nuk kemi ku të shkojmë. Kanë ardhur me pru ndihma, ne nuk duam ndihma, duam shtëpi. Ku të mbytem, nuk kam ku të shkoj“, shprehet zonja.

Exit mobile version