“Duam park”, janë thirrjet që dëgjohen nga disa banorë tek zona e Unazës së Re, të cilët kanë dalë në rrugë duke bërtitur me të madhe. Arsyeja e kësaj protesta nga ana e tyre është se po planifikohet ndërtimi i një pallati në zonën e tyre.
Disa fugona policie kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk dihet nëse janë bërë shoqërime. Në pamjet e siguruara nga Fax News dhe Faxweb.al vihet re se disa efektivë qëndrojnë pranë banorëve që nuk ndalin thirrjet e tyre për ndërtimin e një parku në vend të pallatit.
Unaza e Re mbetet një prej zonave që ‘ngre zërin’ që prej vitit 2018 kur pati protesta të shumta rreth shembjes së banesave që prekeshin nga projekti për ndërtimin e rrugës së re.