Banorët u kthyen te “pallati i vdekjes” sepse qeveria nuk u gjeti strehë! Pse nuk hetohen zyrtarët?

Tërmeti i datës 26 nëntor me magnitudë 6.3, i cili u ndie edhe jashtë vendit, është më i forti që nga viti 1979, magnituda e të cilit ishte 6.8, tha sizmologu Rapo Ormeni. Ky tërmet, që klasifikohet në tërmetet e mëdha që kanë goditur vendin, ka sjellë dëme të mëdha njerëzore dhe materiale. Dhjetëra persona humbën jetën, ndërsa dëmet përllogariten në qindra milionë euro.

Tërmeti i datës 26 nëntor ishte i dyti në harkun e dy muajve, ku lëkundjet e datës 21 shtator ishin të magnitudës 5.8. Inxhinieri Agim Serani, zv.dekan i Fakultetit të Ndërtimit, pohoi se, tërmeti ishte një eksperiment që dha një leksion të vlefshëm për të gjithë dhe lajmëroi se ky duhet të jetë një leksion, lëkundje të tjera, nëse ndodhin, nuk falin më.

Çfarë ndodhi në fakt. Sipas revistës Monitor, pallati në Thumanë që u shemb, duke shkaktuar edhe viktima, ishte shpallur i pabanueshëm pas tërmetit të 21 shtatorit. Familjet e kësaj banese, pasi kaluan disa net në çadra, u rikthyen te pallati i plasaritur për shkak se askush nuk u ofroi ndihmë dhe strehë.

Tërmeti i 21 shtatorit u harrua në pak kohë, teksa grupet e emergjencës e mbaruan misionin në pak ditë. Mungesa e një organizimi që duhet të funksionojë atëherë kur duhet, u shfaq vetëm dy muaj më pas, duke na gjetur po aq të papërgatitur dhe të çorganizuar, dhe u pa që trupat ushtarake nga Kosova u shfaqën më shpejt në ndihmë.

rama termet

Exit mobile version