Banorëve iu kërkua të lironin shtëpitë, ja si u shkel ligji në rastin e Astirit

Çështja e Unazës së Madhe prej më shumë se dy javësh është shtruar në diskutim për shkak të protestave të përditshme të banorëve, të cilët kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë e tyre që siç thonë ata i kanë ndërtuar me para gjaku.
Edhe pse prej disa ditësh ka nisur shkulja e pemëve në zonë, dhe heqja e shtyllave të ndriçimit, vetëm dje Këshilli Kombëtar i Territorit i ka hapur rrugën Autoritetit Rrugor Shqiptar, për të vazhduar punën.
Në mbledhjen e fundit KKT që mban datën 20 Nëntor është miratuar leja e zhvillimit për rehabilitimin e segmentit rrugor, ‘Mbikalimi i pallatit me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja’.
Ky vendim i KKT-së vërteton akuzat e opozitës dhe të banorëve se punimet që tentuan të nisin në këtë segment nga firmat private ishin pa leje.
Banorëve u kërkohet që të lirojnë shtëpitë, u vihet kryq i kuq mbi mure, hiqet ndriçimi i rrugës, priten pemë rrethohet ambienti, shkojnë fadromat, ndërkohë që e gjithë kjo sipërmarrje nuk kishte ende leje nga autoriteti përgjegjës që është Këshilli Kombëtar i Territorit.

VENDIMI

Artikulli paraprak“Unaza e Re”/ Rebelohen protestuesit ndaj Ramës: O kryefaqezi, nesër na ke në Parlament
Artikulli tjetërBasha: Projekti i Unazës korruptiv, shpronësimi garantohet me ligj!