Banori revoltohet me Llesh kimikun: Na lodhët me gënjeshtra, do t’i ve tritolin pallatit…

Ministri Sandër Lleshaj është përballur me një situatë jo të këndshme sot në Kurbin, ku një prej banorëve, i revoltuar është shprehur se qytetarët tashmë janë të lodhur me gënjeshtra.

Teksa pallati i tyre është i pabanueshëm, banori kërcënon se do ti vendosë tritolin, pasi sipas tij shteti nuk vë dorë.

“O Zoti ministër nuk shihet deti me sëpatë, futi brenda shiko hyrjet si janë, banor i pallatit jam dhe unë, këta janë duke na gënjyer përherë, kemi 30 vite me rrena, dhe nuk na ka vënë dorë askush. Po pati mundësi të vënë dorë, ndryshe ti vëmë tritolin”, ushpreh banori.

Ndërkohë që nuk kanë munguar as përplasjet mes vetë qytetarëve, që e kanë ndërprerë banorin e revoltuar. “Çke që flet ti në emër të ministrit, flet vetë ai se ka gjithë atë shkollë, di 5 gjuhë të huaja”, thotë më tej qytetari.

Në fund Lleshaj pranon që të vizitojë nga afër banesën e qytetarit, e cila ndodhet në një pallat parafabrikatë.

lleshaj

Artikulli paraprakMomenti kur shembet banesa e familjes Lala
Artikulli tjetër5 prioritetet e para të emergjencës, Basha nga Thumana: Veprim, jo propagandë!