Banori: Shumë gaz kanë hedhur, i lashë fëmijët jashtë…

Banorët e Unazës së Re kanë denoncuar dhunën që policia ka ushtruar ndaj tyre.

Një prej të lënduarve tha se policia ka hedhur shumë gaz lotsjellës, ndërsa theksoi se më mirë të vdesë sesa të rrijë pa shtëpi.

“Shumë gaz kanë hedhur. Të gjitha problemet i kisha nga gazi. Po pati protestë do të shkoj, i lashë fëmijët jashtë. Më mirë vdekur, ose pa shtëpi nuk rrihet“, tha banori.

“Që të luftojë për banorët e Unazës në atë farë feje kur ne kemi kërkuar dialog, nuk duam gjë tjetër por vetëm drejtësi. Ky është një shtet hajdutësh. Kemi arritur në duart e një diktatori. Unë kam qenë e internuar. Boll nga ky sistem. Nuk e pranoj, atje të vdes. Nuk është më i mirë djali i Edi Ramës sesa mbesat e mia. Ne kërkojmë drejtësi. Këtij shteti i kam paguar taksa për 30 vjet”, tha Lindita Protoduari.

“Nuk ndizja dritën se fëmijët ishin në terr gomoneve”, përlot e moshuara në Astir

Është 66-vjeç dhe mëngjesin e sotëm doli në rrugë dhe u përballë me policinë, për të mbrojtur banesën e saj, e cila është bërë shkak që nga vendi ti largohen djemtë me nuset dhe me fëmijët.

Në një rrëfim për Fax news, e moshuara në zonën e Astirit tregon se kjo është një nga ditët më të zeza të jetës së saj, dhe një skenë të tillë se ka parë as në kohë kur Serbia ka sulmuar Kosovën.

“Më ka bërë polica nishan, më kanë hedhur 5 metra një policë, të tjerët më kanë hequr zvarrë, dhe flokët e kresë më kanë ngre. Veç kam pa kur ka sulmuar Serbia Kosovën ça bëri Edi Rama me ne. U bëra 66 vjeçe dhe kurrë se kam parë këtë situatë.

Kemi 30 vite që paguajmë taksa, në vendin tonë, sjemi tu gjet derman në shtetin tonë. Në shtete të huaja njerëzit po jetojnë për sëmbari, fëmijët e mi kanë ikur me gomone.

Kam mbetur me plakun vetëm në shtëpi, ene një vajzë, djemtë me nuset dhe me fëmijët kanë ikur jashtë shetit për këto shpija. Edhe dritën se kam ndezur se thoja që ata janë në terr, dhe unë të jem të terr”, shprehet mes lotësh e moshuara.

Screenshot 4 29

Ngrihet flamuri amerikan në zonën e Unazës…

Zona e Unazës së Re në Tiranë përjetoi momente tmerri mëngjesin e sotëm kur qindra forca policore ushtruan dhunë ndaj qytetarëve, përfshi edhe atyre që ndodheshin në lokalet e zonës, pavarësisht moshës që kishin.

E gjitha raprezalja policore kishte si qëllim t’i hapte rrugën fadromave të Bashkisë së Tiranës dhe IKMT për të shembur godinat që ndodhen në lotin I të unazës, për nisjen e një projekti që konsiderohet korruptiv.

Kundrejt dhunës dhe terrorit, një moment që ka tërhequr vëmendjen ishte ai kur nga banorë të zonës, u ngrit flamuri i SHBA në tarracën e një prej godinave që ndodhet në zonën ku do të shenben rreth 33 ndërtime nga 1 deri në 4 kate.

Një qytetar i zonës së Unazës së Re, sic duket nga fotot e shkrepura nga LSA, i vuri flamujt në tarracë, ndoshta në shenjë thirrje për ndihmë dhe vëmendje edhe nga diplomatët amerikanë.

Exit mobile version