Banorja te Astiri: “Shkoni merrni pasuritë e oligarkëve”, policët tërhiqen me kokën ulur (Foto)

Një prani e madhe forcash policore dhe të IKMT-së janë shfaqur paraditen e sotme në zonën e Astirit. Shkak për këtë është bërë lajmërimi që iu është dhënë banorëve për të liruar shtëpitë e tyre deri ditën e hënë, dhe për të nxjerrë prej aty sendet me vlerë.

Një banorë e revoltuar, shprehet për Fax News se ajo i disponon të gjitha dokumentat e banesës, por askush nuk i ka njoftuar me një shkresë zyrtare që të largohen nga banesat e tyre.

Banorja e revoltuar me efektivët e shumtë të policisë, nuk u përbajt ndaj tyre duke u shprehur se po mbrojntë të drejtat e oligarkëve dhe të kriminelëve.

“Është një shtet vampir që do të vjedhë çdo gjë që merr tek populli. Në mënyrë të pa drejtë po na merret prona. Në mënyrë vulgare po na marrin pronën.

Unë do të protestoj që bashku me fëmijët e mi. Shkoni merrni pasuritë e oligarkëve. Jua marrin edhe gratë në krevat këta jeni ju, policia e shtetit. Jeni të gjithë kriminale. Jeni policia e oligarkëve. Për t’ja marrë popullit për t’ja çuar oligarkëve”, u shpreh zonja.

Ditën e hënë pritet që të nisë prishja në lotin e dytë të Unazës së Madhe, ku projektohen të prishen dhjetra banesa, dhe kryesisht biznese, me të cilat këta qytetarë kanë siguruar jetesën prej më shumë se 20 vitesh.

Banorët thonë që IKMT nuk iu ka dorëzuar asnjë shkresë, për prishjen e objekteve, ndërkohë që komunikimi ka qenë vetëm verbal.

1 7

2 6

3 3

4 1

5 1

Artikulli paraprakBetimi i gjyqtarëve tek noterët, flet Gjata: Po tejkalohet Kushtetuta, Reforma në Drejtësi po merr goditje të fortë
Artikulli tjetërProcesi i pushtimit total të AMA nga Edvin Mafia!