Kjo është një nga kodrat që rrethojnë natyrën e mrekullueshme të fshatit Surrel në Tiranë. Kodra gjendet në mes të rrugës që lidh Surrelin me fashtin Priskë dhe janë në rrëzë të Parkut Kombëtar të malit të Djatit. Eshtë një ng zonat më të bukura të Tiranës dhe ku mijëra qytetarët i frekuentojnë këto zona për ajrin e pastër dhe gjelbërimin, sidomos në stinën e pranverës.
Fakti që është një nga zonat më të bukur të kryeqytetit ka nxitur dhe interesin e barbarëve për të shkatërruar këtë perlë të natyrës. Dhe shkatërrimi ka nisur jo rastësisht, por vetëm 200 metra larg vilës së kreut të qeverisë, Rama.
Një kodër e mrekulueshme për nga gjelbërimi, natyra e egër dhe ndër më të lartat në këtë zonë ka nisur prej ditësh të rrafshohet. Kjo nuk mund të ketë ndodhur kurrsesi pa miratimin e kreut të qeverisë për faktin e vetëm se ai e përshkon për çdo ditë këtë rrugë dhe e shikon se si ajo po rrënohet edhe nga vila e tij.
Ndërsa qytetarët janë në karantinë të detyruar nga qeveria, shkatërruesit e bukurive natyrore të këtij vendi janë në punë me kohë të plotë vetëm 200 metra larg vilës kryeministrore dhe askush nuk reagon, as policia ndërtimore që arreston qytetarët kur rregullojnë çatitë dhe as policia e rendit që gjobit qytetarët edhe kur thyejnë karantinën për të blerë cigare.
Ku shkel kemba e barbarit nuk mbin bari, por vetem betoni.