Pas mbylljes së merkatos së dimrit dhe afrimit të Philippe Coutinho (25 vjeç) dhe Yerry Mina (23 vjeç), sekretariati teknik i Barcelonës është tashmë në rrugën e duhur të nënshkrimit me një lojtar të ri. Ky është Arthur Melo, mesfushori 21-vjeçar i Porto Alegre Gremio, i cili u zgjodh “MVP” në finalen e fundit të “Copa Libertadores”. Parashikimi është se Arthur nuk arrin te Barça deri në janar 2019. Sigurisht, nga klubi katalanas theksojnë se kjo mund të ndryshojë në varësi të performancës që Yerry Mina mund të ofrojë deri në verë. Hapat e nisura në dhjetorin e kaluar nga André Cury, një punonjës i Barçës në Amerikën e Jugut dhe Robert Fernandez, sekretari teknik i blaugranave, kanë përfunduar duke sjellë fryte. Ata u takuan me lojtarin, agjentin e tij, Jorge Machado dhe familjen për të hetuar nëse predispozicioni ishte i plotë, siç u evidentua tashmë me imazhet e rrjedhura nga Arthur, i veshur me fanellën azulgrane.
Kryesore
Continue to the categoryBurhan Misiraj në Fier: “I refuzoni me votë ata që shkatërruan...
Burhan Misiraj, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Fier, ka shpërndarë një mesazh të drejtpërdrejtë për qytetarët në prag të zgjedhjeve të 11...