Barça një hap larg finales

Barcelona hedh një hap gjigant drejt kualifikimit në finalen e Kupës së Mbretit. Katalanasit sot fituan 2-1 në shtëpinë e Atletiko Madridit në gjysmëfinalen e vajtjes. Në “Visente Kalderon”, të besuarit e Luis Enrikes ishin të papërmbajtshëm në pjesën e parë, ku dhe kaluan në avantazh me dy gola të mrekullueshëm nga Suarez (7’) dhe Mesi (33’).
Skuadra vendase u zgjua pas pushimit dhe ngushtoi disavantazhin me Grizhmanin në të 59’-ën, por nuk mundi të bënte dot më tepër megjithë përpjekjet në minutat e mbetura. Në këtë takim, Diego Simeone kishte grumbulluar edhe mesfushorin e Kombëtares shqiptare U-21, Keidi Bare, i cili e pa ndeshjen nga stoli. Me këtë rezultat të favorshëm, Barça do ta luajë e qetë përballjen e kthimit të martën e ardhshme në shtëpi.

Exit mobile version