Barça ofertë zyrtare për Iskon

Barcelona po kërkon të bëjë blerje te rivalët historikë të Real Madridit. Edhe pse mund të duket diçka e pamundur, katalanasit kanë bërë lëvizje konkrete. Drejtuesit e klubit mësohet të kenë ofruar 20 milionë euro për kartonin e mesfushorit Isko.
Kontrata e spanjollit me merengesit përfundon më 2018 dhe lojtari ka refuzuar të rinovojë. Para se të largohet falas, Reali ka qenë i hapur për ofertat e mundshme, por ajo nga Barça ka qenë e papritur. Isko është vlerësuar si zëvendësuesi i denjë i Iniestës në fushën e lojës.

Artikulli paraprakBarcelona tenton Dybala
Artikulli tjetërTorres drejt rinovimit me Atl. Madrid