Një dëmtim që do ta mbajë jashtë fushave për pak javë, e ka privuar Barcelonën nga lojtari më i mirë i saj në një ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj Borusia Mynshengladbah në Champions. Sulmuesi argjentinas ka një tërheqje muskulore dhe të mërkurën në mbrëmje nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Luis Enrique. Por, jo domosdoshmërisht ky është një lajm i keq për tifozët katalanas që duan spektaklin dhe lojën e bukur, po aq sa fitoret. Lionel Mesi ka fituar 4 herë Champions me Barcelonën dhe në startin e këtyre fushatave ka qenë i dëmtuar shumicën e sfidave. Statistikat tregojnë se pa talentin blaugrana në fushë, formacioni spanjoll ka përqindje më të lartë fitoresh, sesa me numrin 10 në lojë. Në 98 ndeshje të Ligës së kampioneve me mesin në ekip, Barcelona ka fituar 60 përballje, ka barazuar 23 dhe ka humbur 15. Ndërkohë kur pleshti blaugrana ka qenë jashtë, katalanasit kanë fituar 22 nga 34 sfida. Përqindja që bën diferencën është mbi 3 pikë, por tregon se ndoshta ekipi iberik fokusohet më shumë te loja kolektive pa shpikësin e aksioneve e golave unik.
Kryesore
Continue to the categoryVendimi i Gjykatës Kushteteuse nuk hoqi asnjë imunitet të asnjë deputeti
Nga Fitim Zekthi
Ka vite, por të paktën që nga viti i kaluar ky diskutim ka hyrë në një fazë tjetër, që imuniteti parlamentar bëhet...