Barcelona do Hysajn

Elseid Hysaj në planet e Barcelonës. Lajmi i bujshëm për futbollistin e kombëtares shqiptare konfirmohet nga “El Mundo Deportivo”, një media sportive shumë pranë klubit katalan. Drejtuesit Blaugrana po kërkojnë një alternativë për brazilianin Dani Alves, rendimenti i të cilit ka rënë ndjeshëm gjatë muajve të fundit, dhe një nga emrat që po monitorohen me shumë kujdes nga kampionët në fuqi të Primera Division është mbrojtësi shqiptar i Napolit.
Skautët e Barcelonës kanë një objektiv kryesor 22-vjeçarin e Bayer Leverkusen Wendell Nascimento Borges, me brazilianin që luan në të dy krahët e mbrojtjes dhe që vlerësohet nga 10 deri 15 milionë euro, por Hysaj mund të fitojë më shumë kuotë në përfundim të sezonit. Shkodrani është formuar në akademinë e Empolit, ku luajti deri një vit më parë, për t’u transferuar më pas te Napoli për 5.4 milionë euro. Forma e shkëlqyer që po kalon te napolitanët e ka shumëfishuar vlerën e kartonit të tij, që mund të kalojë 20 milionë euro.
Hysaj u transferua nga Empoli te Napoli në fillim të këtij sezon dhe të paktë ishin ata që kishin besim te talenti shkodran, por tashmë që këtij sezoni po i vjen fundi, 22-vjeçari i ka bërë të gjithë të ndryshojnë mendim. Shumë klube kanë shfaqur interes për të, por të enjten një emër i madh ka dalë në skenë dhe bëhet fjalë as më pak e as më shumë për Barcelonën, kampionët në fuqi të Champions League. Barcelona po has vështirësi në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku prej disa sezonesh aktivizohet Dani Alvesh, por së fundi braziliani nuk po jep më siguri  dhe drejtuesit e klubit po mendojnë seriozisht zëvendësimin e tij me një tjetër lojtar.
Objektivi kryesor i Bracelonës duket se është 22-vjeçari i Bayer Leverkusen, Wendell Nascimento Borges, i cili luan në të dy krahët e mbrojtjes dhe që vlerësohet nga 10 deri 15 milionë euro, por Hysaj mund të fitojë më shumë kuotë në përfundim të sezonit. Shkodrani ka pasur një rritje të vazhdueshme të formës së tij, që prej mometin kur aktivizohej me Empolin në Serinë B, tre vite më parë, ndërsa nëse do të arrinte të kalonte te Barcelona me siguri që do të ishte kulmi i karrierës së tij.
Ndërkohë, Alban Meha do ta mbyllë në fund të sezonit aventurën me Konyasporin në Superligën e Turqisë. Mediat turke kanë zbuluar se 30-vjeçari ka arritur marrëveshjen me Al Nasr, skuadër e Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilës do t’i bashkohet sapo të nisin përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Një lajm befasues për vetë tifozët e Konysasporit, që besonin se futbollisti i kombëtares shqiptare do të vijonte karrierën në Turqi, pasi i kishin ofruar rinovimin e kontratës për tre sezonet e ardhshme.
Oferta e skuadrës me qendër në Dubai ka qenë e parezistueshme për shqiptarin, i cili nuk ka pranuar ta vijojë karrierën në Turqi. Meha shkëlqeu në radhët e Konyasporit sidomos gjatë pjesës së parë të sezonit. Në 23 ndeshje të kampionatit ka mundur të shënojë 4 gola si dhe ka dhënë 5 asist.

Exit mobile version