Barcelona mund ta sjellë Luis Enrique në stolin e Chelsea

Barcelona's coach Luis Enrique looks on during the UEFA Champions League quarter final first leg football match Juventus vs Barcelona, on April 11, 2017 at the Juventus stadium in Turin. / AFP PHOTO / GIUSEPPE CACACE (Photo credit should read GIUSEPPE CACACE/AFP/Getty Images)

Antonio Conte nuk po jeton momentet më të mira si trajner i Chelsea dhe Roman Abramovich është i qartë se për sezonin e ardhshëm do të kërkojë një zëvendësues. Sipas disa mediave angleze, i zgjedhuri është Luis Enrique dhe fakti kurioz është se arritja e tij mund të kapërcehet, nëse Barça eliminon ekipin e Londrës në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve, që duhet ta luajnë në vetëm dy javë. Humbja shokuese kundër Bourtnetmouth, me rezultatin 0-3, dhe kritikat e trajnerit për lejimin e largimit të sulmuesit Batshuayi te Dortmund, e kanë minimizuar më tepër figurën e trajnerit italian. Fati i tij duket se varet shumë nga Barcelona, në Champions. Në rast se blutë e Londrës eliminohen nga ky kompeticion në raundin e radhës, ku do të sfidojnë katalanasit e Valverdes, atëherë nuk është aspak çudi që Luis Enrique të marrë komandën e drejtimit teknik të Chelsea me kompetenca të plota. Pra, ish-trajneri i Barcelonës duket se e pikëtakon rikthimin e tij po me blaugranët.

Exit mobile version