Barcelona nuk nderon Realin

Edhe njëherë tjetër, El Clasico ka rastisur me rikthimin e Real Madrid nga triumfi i Kupës së Botës për Klube, dhe e gjithë vëmendja është te Barcelona dhe nëse ajo do ta nderojë kundërshtarin më 23 dhjetor. Sezonin e kaluar, Barça vendosi të mos e bënte, pasi Los Blancos fitoi në Japoni dhe luajti ndeshjen e radhës të La Liga-s në “Camp Nou”. Katalanasit gjithashtu nuk bënë asnjë përshëndetje për fituesit e Superkupës Evropiane, kur u përballën në Superkupën e Spanjës në gusht, megjithëse do të kishte qenë e pazakontë.
Por Valencia e bëri “korridorin e nderit” për madrilenët në janar të 2015 me Real Betis, që bëri të njëjtën gjë për Barcelona-n një sezon më pas. Ky është një nder që nuk pëlqehet nga katalanasit, dhe vetë Pep Guardiola tha në 2010 se nuk ishte e nevojshme kur Villarreal vendosi ta bënte korridorin për skuadrën e tij.
Barcelona nuk do të rreshtohet për të bërë “korridorin” përpara ndeshjes kundër Realit të Madridit, në shenjë respekti për fitoren e Botërorit të Klubeve nga ana e madrilenëve. Guillermo Amor, drejtori i Marrëdhënieve Institucionale të klubit katalanas, bëri me dije se nuk do të ketë “pasillo”, siç e quajnë në Spanjë.
“Klubi ynë e bën “korridorin” kur marrim pjesë në kompeticionin e ekipit kampion. Nuk kemi të bëjmë me një rast të tillë”, tha Amor për mediat spanjolle. Edhe Jordi Alba, foli për këtë çështje, duke thënë se “korridori” do të bëhej nëse Barcelona do të merrte pjesë në Botërorin e Klubeve.

Exit mobile version