Barcelona ofron 30 milionë euro për Nunez

Krahas objektivit primar, që është Philippe Coutinho, Barcelona është vënë në kërkim të dy qendërmbrojtësave, që do t’i bashkohen Pique-së nga sezoni i ardhshëm. Katalanasit dështuan të gjejnë një zëvendësues të denjë për Jeremy Matheiu këtë verë, ndërsa lajmëruan edhe largimin e Mascheranos në fund të sezonit, duke bërë që në klub të mbeten vetëm Pique edhe Umtiti.
Trajneri Valverde ka kërkuar afrimin e mbrojtësit 20-vjeçar Unai Nunez, të cilin e ka stërvitur të Atletico Bilbao. Ky i fundit sapo ka zgjatur kontratën e tij me baskët, deri në verën e vitit 2023, por te Barcelona janë të bindur se përkundrejt një oferte prej 30 milionë eurosh, mund t’i plotësojnë dëshirën Valverdes.

Artikulli paraprakDanimarka, trajneri Hareide rinovon deri më 2020
Artikulli tjetërMaradona sulmon sërish Sampaolin: Thërret Icardin për shkak të Wandës