Barcelona prek fundin, më e dobëta e 25 vjetëve të fundit

Barcelona e ka përjetuar fillimin më të dobët të sezonit në 25 vjetët e fundit, pasi i ka grumbulluar vetëm 11 nga 24 pikë të mundshme në tetë ndeshjet e para.

Trajneri Ronald Koeman nuk ka mundur ta kishte një fillim më të keq në stolin e katalonasve, i cili u përkeqësua të shtunën në mbrëmje në Wanda Metropolitano pas një humbjeje tjetër kundër Atletico Madridit, transmeton Gazeta Express.

Barça i ka fituar vetëm 11 pikë nga 24 pikët e mundshme këtë fillimsezon. Në tetë ndeshje deri tani, skuadra e Koeman i ka tri fitore, dy barazim dhe tri humbje, që është një fillim shumë i dobët për një ekip që e synon titullin e kampionit.

Katalonasit kanë lëshuar shumë pikë tashmë, aq shumë saqë kjo është skuadra më e dobët e Barcelonës në 25 vjetët e fundit.

Hera e fundit kur Barça e pati një fillim kaq të dobët ishte në sezonin 1995/96.

Krizë financiare dhe..

Pas krizës së theksuar financiare, Barcelona tani po përballet edhe me probleme në repartin e mbrojtjes.

Gerard Pique do të mungojë deri në mars të vitit të ardhshëm, dhe kjo gjë do ta e detyronte Barçën në kushte normale të nënshkruante me një qendërmbrojtës në afatin kalimtar të janarit.

Pas lëndimit të Piques, tani trajneri Roland Koeman ka vetëm tre qendërmbrojtës, Clement Lenglet, Samuel Umtiti dhe Ronald Araujo. Dy të fundit të sapo rikthyer nga lëndimet.

Katalonasit kishin tentuar që të përforconin mbrojtën edhe në afatin kalimtar të verës, duke e tentuar transferimin në skuadër Eric Garican, por që Manchester City dëshiron të mbajë atë deri në përfundim të sezonit.

Barça po përballet gjithashtu me një krizë të thellë financiare, gjë për të cilën kanë kërkuar ulje të pagave për të gjithë stafin e Barcelonës duke përfshirë edhe lojtarët, por që nuk kanë arritur ende marrëveshje.

Kjo gjë e detyron klubin që të shikojë mundësitë për huazim të ndonjë mbrojtësi deri në përfundim të sezonit.

Artikulli paraprakDeklaratat kundër shqiptarëve të mikut që uron Rama: Kosova është Serbi…
Artikulli tjetërKlopp: Ja pse mungoi Shaqiri kundër Leicesterit