Milan Skriniar është surpriza më e bukur e këtij fillim sezoni në Serinë A italiane. Sllovaku i transferuar gjatë verës nga Sampdoria te Interi për 23 milionë euro është shndërruar në liderin e ri të prapavijës zikaltër. 22-vjeçari me paraqitjet e tij fantastike i ka dhënë një tjetër dimension mbrojtjes së Interit, ndërsa ka rezultuar deçiziv edhe me dy gola me peshë ndaj Crotones dhe Sampdoria. Skriniar ka qenë thjeshtë i pakalueshëm në këto 11 javë të para dhe këtë gjë e kanë provuar lojtarë të tillë si Mertens, Andre Silva e Edin Dzeko. Për sllovakun kanë nisur të interesohen shumë klube të mëdha dhe për Interin nuk do të jetë një mision i thjeshtë ta mbajë në ekip edhe vitin e ardhshëm. Barcelona po mendon seriozisht për sllovakun, të cilin e shikon si partnerin ideal të Gerard Pique në qendër të mbrojtjes edhe pse francezi Samuel Umtiti po paraqitet mirë në këtë sezon.
Kryesore
Continue to the category“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në...
Koalicioni Euroatlantik përmbylli pasditen e sotme fushatën elektorale në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, drejtuesi politik Basha theksoi mbështetjen e pakushtëzuar të koalicionit për...