Bardh Spahia publikon sms-të: Të sëmurët kronikë janë lënë në mëshirë të fatit

Mirë që po bën eksperimente me Covid-19, por kjo qeveri ka harruar se qytetarët kanë edhe nevoja të tjera shëndetësore, përtej këtij virusi. Kush ka patur fatin e keq të ketë një urgjencë mjekësore, që nuk është Covid-19 në këto javë, ka hasur në absurdin më të madh. Mjeku i familjes i izoluar plotësisht, ofron vetëm shërbim online për pacientët kronikë, duke i kontaktuar në telefon.

Të gjithë ne që kemi privilegjin të veshim bluzën e bardhë, e dimë mire se kontrolli mjekësor nuk është një bisedë telefonike, por është kontakt i drejtpërdrejtë sy me sy me pacientin. Eshte vizita në dhomën e mjekut; është kontrolli me stetoskop; është ekzaminimi klinik, që nuk mund ta zëvendësojë asnjë teknologji, sado e përparuar. Dhe ky problem nuk ndalet këtu.

Prej gati 2 muajsh jane pezulluar konsultat me mjekët specialistë, si në poliklinat e specialiteteve, ashtu edhe në QSUT. Mijëra të sëmurë kronikë mbeten në mëshirën e fatit, pa mundur të dinë ecurinë e sëmundjes, pa mundur të kryejnë ekzaminime e analiza.

Prej 2 muajsh janë pezulluar gjithë ndërhyrjet kirurgjikale jo urgjente, duke cuar në përkeqësimin e pacientëve me sëmundje tumorale, atyre me sëmundje kardiovaskulare etj. E njëjta situatë edhe me problematikat stomatologjike, ku cdo mjekim a trajtim i vonuar, sjell dëme të pariparueshme e me kosto për pacientët. Covid-19 është vetëm një problematikë shëndetësore, ndërsa neglizhenca totale dhe kolapsi që ka kapluar sistemin shëndetësor sot, rrezikon të shkaktojë më shumë dëme se SarsCov2.

Detyrimi i qeverisë shqiptare në këtë situatë, do të ishte pajisja e mjekëve, me të gjitha masat e duhura mbrojtëse në cdo shkallë të sistemit, që nga ai parësor, tek ai terciar; krijimi i kushteve të përshtatshme të punës dhe rikthimi i mjekëve pranë të sëmurëve, aty ku u takon.

Mendoni edhe për nevojat e tjera shëndetësore të qytetarëve zonja ministre; jepuni mbrojtjen e duhur mjekëve dhe lejojini të ushtrojnë profesionin e tyre, ashtu sic janë betuar. Janë të domosdoshëm dhe do ishin një ndihmesë shumë e cmuar, jo vetëm për përballimin e Covid-19, por për të gjitha patologjitë e tjera shëndetësore.

Çdo vonesë e mëtejshme në hapjen e sistemit shëndetësor në cdo hallkë të tij, do të shkaktonte pasoja të padëshirueshme. Nuk është cështje dëshire personale apo politike, por detyrë, kushtetuese e njerëzore!

s

ss

Artikulli paraprakVideo/ Skandali i ngacmimit nga polici në shërbim, ish-deputeti: Llesh Ministri, si faj i pa ndëshkuar
Artikulli tjetërÇfarë gjeta në CV e Drejtorit të Urgjencës Kombëtare