Bardhi: 12 vjet burg për Tahirin, show. I duhet Ramës para vizitës në Gjermani!

Tahiri, rasti i parë në 30 vjet që hetohet dhe gjykohet i lirë për vepra të rënda penale

Pyetje: Si e komentoni pretencën për 12 vite burg për Saimir Tahirin? Mendoni që do të jetë Tahiri i pari zyrtai i lartë që do të përfundojë pas hekurave?

Gazment Bardhi: Ne e kemi bërë të qartë dhe koha po na jep të drejtë se gjithë ai process gjyqësor dhe sjellja e Prokurorisë me çështjen e Saimir Tahirit është një shoë. Pra janë në rol saimir tahiri, Prokuroria dhe Gjykata. Janë në të njëjtin rol, atë të mbrojtjes s ëish ministrit të Brendashëm Saimir Tahiri. Pretencën 12 vjet burg nga prokuroria e shoh në të njëjëtn logjikë apo linjë veprimi siç ishte edhe kërkesa për arrestim.

Ju kujtoj që këtë javë kryeministri i Shqipërisë viziton Gjermaninë dhe sa herë, përpara se të vizitojë Gjermaninë, duke qenë se Gjermani e ka një nga kushtet për hapjen e negociatave procesin e rregullt dhe dënimin e e zyrtarëve të përfashirë në këtë dosje, edhe Saimir Tahirin të përmendur me emër të përveçëm, Edi Rama përdor prkurorinë për të bërë një lëvizje.

Ju kujtoj takimin e tij në Berlin dhe ju ftoj të hapni arkivat. Pak ditë pëprara takimit të shkuar me kancelaren Merkel, nxiti prokurorinë të bënte gjoja sikur kërkonte arrestimin e Saimir Tahirit dhe pas takimit e pamë të gjithë se nuk ndodhi. Në të njëjtën formë po vepron edhe tani.

Dua të sjell në vëmendje se të kërkosh për një person 12 vite burgim me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar criminal dhe personi të jetë në gjendje të lirë, kjo ndodh për herë të parë në 30 vite.

Nuk ka ndodhur kurrë që të kërkohen 12 vite për një person, që tregon se ka rrezikshmëri të lartë shoqërore, pra ka mundëis të prishë prova, dhe ai të gjykohet apo të hetohet në gjendje të lirë. Pra, e gjitha kjo është një shoë. E kemi thënë që në fillim, Edi Rama është peng i Saimir Tahirit, për shkak të dosjes së  vëllait të tij, dosjes “Xibraka”.

 

Exit mobile version