Bardhi: Bandat janë përfshirë në zgjedhje për llogari të Taulant Ballës, po shantazhojnë e blejnë vota në Elbasan

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Elbasanit, Gazmend Bardhi tha se, elementë të krimit të organizuar janë të përfshirë në mënyrë aktive në Elbasan, duke mbështetur Taulant Ballën e PS.

“Bandat janë të përfshirë në zgjedhje, kemi fakte publike dhe nga institucione ligjzbatuese përfshirë SHISH, që elementë krimit të organizuar janë të angazhuar për PS-në dhe Taulant Ballën, për të shantazhuar qytetarë dhe për të blerë vota”, tha Bardhi, në një intervistë televizive.

“Unë dhe ekipi im jemi angazhuar për zgjedhje të lira e të ndershme, dhe këtë jemi vendosur ta bëjmë me çdo kosto”, shtoi ai.

Bardhi paralajmëroi se individë të angazhuar në shantazhe dhe blerje votash do të përfundojnë në burg.

Artikulli paraprakPD marrëveshje me Sindikatat e Pavarura: Rritja e pagave dhe kushte më të mira të punës!
Artikulli tjetërBaçi me fermerët në Fier: Situata alarmate ku ndodhet bujqësia, merr fund me qeverinë e drejtuar nga PD pas 25 prillit