Bardhi dhe Gjekmarkaj nënkryetarë tek Rithemelimi/ Kadilli: Nuk shoh asnjë dobi

Situata me opozitën në parlament dhe bashkimi zyrtar i Bardhit dhe Gjekmarkajn me Rithemelimin u diskutuan në “Studio Live” në Report TV me Fatbardh Kadillin.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Fatbardh Kadilli, në lidhje Skype tha se u bashkuan disa njerëz që deri dje akuzonin njëri-tjetrin për vrasje.

“Aktet formale janë e drejta subjektit, një subjekt e ndërron statutin. Nuk shoh të veçantë. Në aspektin politik shoh një llogari politike të disa individëve që edhe kur ishin pranë Bashës edhe pranë urës për të kaluar ylberin janë udhëhequr nga parimet e karrierës. Në mungesë të një propozimi politik nuk shoh ndonjë dobi. Gjithë Rithemelimi është bashkuar dhëmbë më dhëmbë shtrënguar. Janë thënë fjalë të rënda. Këto fjalë të rënda njerëzit i mbajnë mend. Nëse dikush akuzonte dikë për vrasje, këto akuza ranë. Mirë me statut e zgjidhim. I dhamë shqiptarëve një projekt të ri politik? Apo dorëzim i karrierës në dorën e njërës palë sepse e ka koeficientin e ngritjes së karrierës më të lartë se pala tjetër. Kush kritikon quhet një njeri që nuk i do të mirë opozitës.” – tha ai.

Kadilli shprehet skeptik për këtë bashkim dhe nuk shikon asnjë dobishmëri për opozitën.

“Cili do jetë dobia për opozitarizmin? Opozitë nuk do të thotë të jesh thjesht kundërshtar i pushtetit. Opozitë është ajo që jep një propozim të ri për qytetarin shqiptar. Shoh krizë në PD. Kam qenë përballë këtij modeli që ditën që humbëm zgjedhjet në 2021. Besoj fort që PD ka nevojë të modernizohet. Ka nevojë të ketë substancë politike. Dhe jo a ulet me mua kryetarja apo me atë tjetrin. Kjo opozitë do i japi përgjigje shqiptarëve sepse në 2021 humbi? PD ka nevojë të ringrihet mbi një projekt politik. Kam qenë kundër kësaj politike dhe kam qenë me të dy pjesët e PD-së. Formalisht nuk kam pranuar të refuzoj bashkëpunimin me Këshillin. Qëndrimin e kam bërë publik, do kemi një parti më të madhe se kryetari?’, u shpreh Kadilli.

Artikulli paraprak“Hakmarrja” e PSG-së ndaj Real Madridit për Mbape do të jetë e shpejtë, francezët kanë një objektiv
Artikulli tjetërFamilja mbretërore duhet çmuar si pjesë e historisë së Shqipërisë