Bardhi drejton gishtin nga Benet Beci: Rama solli në Parlament drejtorët e korrupsionit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i tregoi me fakte kryeministrit Edi Rama se është ai njeriu që promovon dhe bashkëpunon me korrupsionin. Në një repikë në parlament, Gazment Bardhi tha se personin që bënte tenderat e korrupsionit, Rama e bëri deputet.

Ai tregoi me gisht nga vendi ku ishte ulur deputeti i PS Benet Beci, ish drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe ish drejtori i KESH-it. “Ta dhanë oligarkët dhe e bëre deputet. Nuk mundesh që korrupsionin tuaj të na e hedhësh ne si baltë. Baltën e ke marrë ti me vete dhe e kë sjellë në Parlament dhe qeveri”, tha Gazment Bardhi gjatë ndërhyrjes së tij në parlament.

Exit mobile version